Rreth Faces & Places




"Faces & Places bën bashkë mikpritjen, shoqërimin dhe kulturën në një nga vendet më dinamike në Tiranë. Sikurse secila dhomë mban identitetin e saj, ne synojmë të ofrojmë një eksperiencë krejtësisht personale përgjatë gjithë qëndrimit tuaj. Traditat i kemi të thurura në jetët tona moderne, e ky kombinim vjen te Faces and Places në mënyrën e duhur.
Ne jemi gjithë çka kemi udhëtuar, ne njejtësohemi me njerëzit që udhëtojnë me ne, identifikohemi me vajtjet dhe ardhjet në vende, kohë e me sigurime të gjitha emocionet që ndajmë me udhëtarë sikur ne. Ky hotel butik është i krijuar me më të mirat që Shqipëria ofron. Çdo dhomë ka identitetin e vet, e secila është pjesë ndërtuese e panoramës së jashtëzakonshme kulturore të vendit tonë. "

Mëngjesi Në Faces & Places

Nëse mund të bëjmë diçka siç duhet është të gatuajmë dhe t'ju sjellim shijet kryesore shqiptare nga fillimi në fund. Eksploroni shumëllojshmërinë e menusë dhe zgjidhni zgjedhjen tuaj të preferuar. Ne ju inkurajojmë të pyesni mikpritësin që të mund të provoni pjata më të reja, sepse gjithçka që gatuajmë këtu varet nga prodhimet e stinës. Kësisoj mbështesim fermerët dhe ekonominë vendase duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm për të gjithë ata që punojnë në Shqipëri.
Një udhëtim vizual gati për t'ju udhëhequr të njihni më mirë Faces & Places.
Ne kemi projektuar secilën dhomë/hapësirë/zonë me dëshirën më të madhe për të krijuar një pamje të qashtër e të re të kulturës sonë: të riinterpretuar në mënyrë që të kemi një vazhdimësi me mënyrën se si jetojmë në ditët e sotme.
Shfletoni për të parë të gjitha detajet në çdo dhomë dhe zbuloni më shumë mbi udhëtimin që solli rivitalizimin e kësaj ndërtese të vjetër në Tiranë.