Faces & Places ofron një sërë shërbimesh që do të mundësojnë qëndrimin tuaj sipas dëshirës tuaj. Për të lehtësuar mënyrën tonë të komunikimit, dëshirojmë që ju të na jepni një formë kontakti të konfirmuar, datën e fillimit dhe mbarimit të mbërritjes tuaj dhe të respektoni tarifat e akomodimit sikurse kërkohet në këtë faqe.
Pasi të keni rezervuar dhomën tuaj të parapëlqyer, çdo mysafir duhet të sigurohet që të kontaktojë stafin e Faces & Places për kohën e mbërritjes së tyre, në mënyrë që ne të ofrojmë ndihmë dhe të sigurojmë qëndrimin tuaj në këtë hotel butik.
Për sa i përket vendit ku rezervoni qëndrimin tuaj, çdo mysafir duhet të sigurojë kryerjen e pagesën siç kërkohet dhe udhëzohet në uebsajt në mënyrë që të sigurohet se dhoma është rezervuar. Për këtë konfirmim duhet t'ju mbërrijë një email, në adresën elektronike mes së cilës keni kryer këtë rezervim.
Ne i mirëpresim të gjithë në Faces & Places, por mbajmë të drejtën të mos u shërbejmë klientëve që mendojmë se do të prishin harmoninë dhe paqen që kemi krijuar me aq kujdes.
Kur një mysafir nuk respekton ose veprimet e tij përkojnë me sjellje të paligjshme, do të merren masat e duhura siç parashikohet nga rregullorja jonë e brendshme e hotelit dhe kushtetuta shqiptare.
Në secilën dhomë gjeni elemente kreativë që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në varësi të dhomës ku do të qëndroni,do të gjeni traditën e pasur shqiptare të pasqyruar mes pikturave,punimeve artizanale apo sende tipike të jetës shqiptare. Mes këtij shpjegimi, ne do të vlerësonim plotësisht nëse këto artikuj do të trajtoheshin me kujdes dhe me respekt.
Në rast keqtrajtimi,dëmtimi ose në rast aksidentesh,lidhur me punimet artistile në dhoma do të merren masa të caktuara në formë të dhurimit për artizanët,artistët që kanë realizuar punimet,ose do të parashikohen forma të ndryshme kompesimi.
Ne dëshirojmë që të gjithë ta trajtojnë këtë fole lumturie me respekt dhe kujdes, ndaj ju lutemi ndani hapësirat pa cënuar kohën e qetësisë e mysafirëve të tjerë. Faces & Places janë të hapura për të gjithë dhe ka zero tolerancë ndaj racizmit, homofobisë apo formave të tjera të diskriminimit.
Për më shumë informacion se si mund ta përmirësojmë përvojën tuaj, ju lutemi kontaktoni stafin tonë dhe ne me kënaqësi do t'ju ofrojmë gjithçka që mund t'ju nevojitet.